Kapanon Industrial

Hapësira të forta për industrinë që nuk ndalet.

Zgjidhje të forta dhe të qëndrueshme për çdo biznes industrial

Në Kruci Konstruksion, ndërtojmë kapanone industriale për industri të ndryshme – që nga magazinimi, prodhimi, logjistika e deri tek përpunimi teknik.

Çdo strukturë projektohet për të ofruar funksionalitet maksimal, siguri të lartë dhe efikasitet në përdorim.

Ne i ofrojmë klientëve tanë një proces të plotë: nga dizajni, përgatitja e materialeve, montimi në terren, deri te përfundimi me elementë mbrojtës dhe teknologji të integruar.

Përfitimet e kapanoneve tona

Përputhshmëri me standarde ndërkombëtare

Strukturat përmbushin normat e sigurisë dhe cilësisë sipas standardeve europiane.

Struktura të forta çeliku

Përdorim profile metalike të certifikuara dhe teknika të optimizuara ndërtimi.

Montim i shpejtë dhe efikas

Kohë e shkurtër ndërtimi falë përvojës sonë dhe organizimit të punës.

Hapësira të përshtatura

Çdo kapanon projektohet sipas kërkesave specifike të klientit dhe funksionit të ndërtesës.

Llojet e kapanoneve që ndërtojmë

  • Kapanone për magazina logjistike
  • Kapanone për punishte industriale
  • Kapanone për agrobiznes dhe përpunim ushqimor
  • Kapanone me izolim termik dhe akustik
  • Zgjidhje të personalizuara për sektorë të ndryshëm

Dauti Comerc, Ferri Transforwarding, Meta Group – janë vetëm disa nga klientët që na kanë besuar ndërtimin e hapësirave industriale me konstruksione të forta dhe të qëndrueshme.